Maqedoni
Video-konferenca me donatorët bilateral, Osmani: Ndihmë dhe mbështetje nga e gjithë bota
21.04.2020 14:24
Përmes video-konferencës së realizuar me donatorët, zv/kryeministri...

Përmes video-konferencës së realizuar me donatorët, zv/kryeministri për Çeshtje Europiane Bujar Osmani në rolin e Koordinuesit Kombëtar për menaxhim me ndihmat e huaja, referoi për masat dhe aktivitetet e Qeverisë për ballafaqimim me pandeminë e shkaktuar nga Covid 19 dhe falenderoi për ndihmën e deritanishme e cila ka arritur nga të gjitha anët e botës.
"Kjo ndihmë tregon se edhe krahas intensitetit të fuqishëm të krizës, kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet afatgjate miqësore dhe bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm. Sinqerisht besoj se këto aktivitete dhe marrëdhëniet e ndërsjella të suksesshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me çka, jo vetëm që do të tejkalohet më lehtë kriza, por me përpjekje të përbashkëta, me bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë, do të dalim edhe më të fuqishëm nga ajo."- deklaroi Osmani.
Gjatë Konferencës së Donatorëve, Zëvendëskryeministri i prezantoi edhe analizat dhe parashikimet e Qeverisë për pasojat socio-ekonomike që priten, si dhe mundësitë për donatorët që përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit bilateral t'i ndihmojnë vendit në ballafaqim edhe me këto sfida.
