Maqedoni

Liria e mediave, RMV e 92- ta, në listën “Reporterët pa kufi”

21.04.2020 14:47

Raporti I ri publikuar nga Organizata ”Reporterët pa Kufi” ka treguar se RMV radhitet e 92-ta...

Raporti I ri publikuar nga Organizata ”Reporterët pa Kufi” ka treguar se RMV radhitet e 92-ta, në nivel botëror për sa i përket lirisë së mediave dhe fjalës së lirë. Krahasuar me një vit më parë, vendi ka realizuar ngritje minimale prej tre vendeve, me vlerësim prej 31,28 pikësh. Në raport theksohet se Qeveria e RMV-së nuk ka ndryshuar ligjin për mediat, ndërsa reformat në Servisin Publik janë ndërprerë”.
 
Qeveria aktuale sipas këtij raporti ka hequr reklamat shtetërore në media, si mjet i qeverisë paraprake për të kontrolluar mediat e cila shpesh ka çuar në keqpërdorim të fondeve publike. Reporterët pa Kufi, i theksojnë si të arritura revolucionare  regjistrin e mediave online pranë  Këshillit të Etikës, nënshkrimin e Kartës për punën të gazetarëve dhe marrëveshjet për punësimin e punonjësve mediatik. 
 
“Duhen theksuar dy arritje revolucionare lidhur me vetë-rregullimin dhe standardet e punës së gazetarëve profesionistë: nga njëra anë krijimi i regjistrit për rrjetin e mediave profesionale me reth 70 anëtarë të Këshillit për Etikë dhe SHGM-së. Kjo nismë promovon vetë-rregullimin e mediave duke i detyruar ata t’i përmbahen Kodit të gazetarëve dhe të publikojnë vendimet e Këshillit. Si dhe nënshkrimi nga ana e Sindikatës, në bashkëpunim me SHGM-në i Kartës e cila siguron kushtet e punës dhe punësimin  e gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Karta e nenshkruar obligon respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.”- nënvizon në Raport.
 
Në raport thuhet që është zvogluar numri i sulmeve fizike  ndaj gazetarëve por nga ana tjetër është shënuar rritje e sulmeve verbale në internet ndaj punojnësve mediatik. Nga vendet e rajonit sipas raportit para Maqedonisë rradhitet Greqia në vendin e 65-të, Kosova në vendin 70-të ndërsa Shqipëria e 84-ta, Serbia në vendin e 93-të, Mali i Zi e 105-ta dhe Bullgaria në vendin e 111-të. Listës I prijnë Norvegjia e ndjekur nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Holanda. Në vendin e fundit në janë Kina, Eritrea dhe Turkmenistani. 
 
FITIM KRYEZIU