Maqedoni

Dibër, asnjë rast i ri me Covid 19, respektohen masat

21.04.2020 15:17

Dibra nuk ka raste të reja me viursin Korona....

Dibra nuk ka raste të reja me viursin Korona. Shifra e personave  pozitiv mbetet në 51. Në izolim shtëpiak vazhdojnë të kontrollohen nga policia 53 persona. Gjatë uikendit të zgjatur nuk kishte shkelje të orës policore dhe Kryqi i Kuq i Dibrës ka bërë shërbime të rregullta në furniziminm e qytetarëve me gjërat e nevojshme.
 
"Kryqi I kuq ka bërë shërbimin të regullt në qytet dhe ka pasur 20 thirje prej të cilëve gjashtë kanë qenë për furnizim me ushqim dhe 14 për furnizim me barna."- tha Hekuran Duka, kryetar i shtabit të krizës.
 
Aktivitetet e institucioneve vazhdojnë sipas masave të vendosura nga Qeveria dhe banorët e Dibrës vazhdojnë t’i respektojnë të njejtat. 
 
ATLI DEMA