Dy të arrestuar në Shutkë për prostitucion me fëmijë
Ministria e Brendshme, në një aksion policor ka arrestuar dy qytetarë nga lagja Shuto Orizare, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Prostitucion të organizuar me vajza të mitura”........

Bëhet fjalë për dy vëllezër të moshës 18 dhe 21 vjeç, të cilët në një shtëpi private kanë trafikuar tre vajza të mitura të moshës 14 dhe 16 vjeç për përfitime personale. Të arrestuarit përpos që i kanë detyruar të miturat në prostitucion, por ata i kanë malltretuar edhe psiqikisht.
“Nga masat e ndërmarra është konstatuar se dy personat kanë trafikuar tre vajza të mitura të moshës 14 dhe 16 vjeç. Tre vajzat e mitura i kanë mbajtur në një shtëpi në lagjen Shuto Orizare. Nga muaji qershor deri në muajin tetor, nën presion fizik dhe psikik, i kanë detyruar në prostitucion dhe praktikisht kanë siguruar klientë për prostitucion për një shumë prej 300 deri në 2000 denarë”- deklaroi zëdhënësi i Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.
Veprën penale “Prostuticion me fëmijë”, dy vëllezërit e kanë kryer për pesë muaj rresht, derisa njëra prej vajzave, me 10 tetor ka arritur të ikë nga shtëpia dhe ta paraqesë rastin në organet kompetente.
Kundër dy kryerësve të veprës penale “Prostitucion me fëmijë”, prokurori publik ka përcaktuar paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa nga MPB njoftojnë se po hetojnë rastin për ta zbardhur rastin në tërësi. (Naim Ramadani, TVM2)
