Maqedoni

3 raste të reja në Tetovë, Arifi: Qeveria të rishqyrtojë vendimet e fundit

21.04.2020 15:33

Me tre raste të reja në komunën e Tetovës dhe komunat rurale, e kanë rritur në 60 totalin...

Me tre raste të reja në komunën e Tetovës dhe komunat rurale, e kanë rritur në 60 totalin e personave të infeëktuar me Covid19. Bogovina si komunë rurale mbetet edhe më tej me e rrezikuara, pasi  24 persona  të infektuar, janë nga kjo komunë. Shtabi i krizës në Tetovë, megjithatë, nuk është dakord me masën e re detyruese për mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët . Ata  kërkojnë që ky vendimi të rishqyrtohet, e bashkë me të , të rishqyrtohet edhe ora policore.
 
"Ne si shtab i krizës komunal kemi kërkuar që, ky rregull të specifikohet,  të qartësohet dhe të thuhet se maskat se mbajta e maskave vlen vetëm për hapësirat e mbyllura si propozim dhe si propozim dhe kërkesë është pranuar nga ana e komisionit të sëmundjeve ngjitëse dhe besojë që edhe qeveria do të bëjë ketë specifikim dhe kjo masë do të vlen vetëm për hapësirat e mbyllura dhe jo për hapësirat e hapura. Kërkesa e dytë është për të përmirësuar për të zgjatur orarin e hapur, dmth. ndalimin e qarkullimit, kemi deri në orën 16:00.  Kemi kërkuar që të vlejë deri në orën  19:00 të mbrëmjes duke pasur parasysh faktin që  me fillimin e muajt të Ramazanit ka një dinamikë tjetër dhe kjo dinamikë kërkon që pasditja të jetë më e hapur për të mundur qytetarët t’i kryejnë obligimet e tyre."- tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
 
Shoferët e furgonëve: Masat i respektojmë, bukën kush do na e sigurojë
 
Shoferët e furgonëve ndërkohë vlerësojnë se masa për ndalimin e qarkullimit të tyre, do të vështirësojë mbijetesëmn, pasi puna edhe ashtu është zvogëluar. 
 
"E kemi të vështirë se familjen prej këtu e mbajmë. Me këtë punë merremi, ne i respektojmë të gjitha por ne bukë nxjerrim nuk kemi dalë kotë të rrimë këtu. Ne nuk kemi sot punojmë sot hamë, ku të marrim ne ku të shkojmë, katër ditë në shtëpi kamë qëndruar, unë dua të ha"...
 
"Çka do bëjmë ne në shtëpi pa punë si do rrimë. Apeli ynë është të dalim të punojmë nga pak me maska. Në shtëpi do rrimë por ne duhet të hamë, punë tjetër nuk kemi."- thanë shoferët e furgonëve.
 
Orën e zgjatur policore e kanë shkelur vetëm 8 persona në Tetovë, ndaj të cilëve është ngritur edhe parashtresë adekuate sipas nenit 206 të kodit penal.
 
VISAR SADIKI