Ekonomi

Për 3 denarë rriten akcizat e naftës, Hoxha: Do të dedikohen për ballafaqim me krizën

21.04.2020 15:41

Qeveria ka mirtauar dekret me fuqi ligji për rritjen e akcizës të derivative të naftës për tre denarë...

Qeveria ka mirtauar dekret me fuqi ligji për rritjen e akcizës të derivative të naftës për tre denarë. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha njoftoi, se të gjitha mjetet financiare nga rritja e akcizës do të shkojnë në buxhetin shtetëror për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19. 
 
"Të gjitha mjetet financiare do të shkojnë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Fondin për ballafaqim me koronavirusin, për mbështetje dhe financim të masave për mbështetje të kompanive dhe për masat sociale, direkt për qytetarët. Këto gjithashtu janë mjete edhe për sistemin tonë shëndetësorë, i cili deri më tani me sukses po përpallet me pasojat nga Covid-19.”, tha Muhamet Hoxha, zëdhenës i Qeverisë.
 
Dekreti është miratuar me qëllim që të zbuten pasojat ekonomike të shkatuara nga shpenzimet e rritura gjatë përballjes me Virusin Korona si dhe sigurimin e mjeteve për mbulimin e nevojave financiare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme njoftoi zëdhënësi Hoxha. Sipas tij rritja e akcizës nuk do të shkaktojë implikime financiare për subjektet juridike dhe qytetarët duke u bazuar në faktin se rënia e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtarë ka pasur efekt edhe në uljen e çmimit të naftës me pakicë.  
 
NAIM RAMADANI