Maqedoni
Sektori i ndërtimtarisë, ndërtuesit: Pasojat kanë filluar të ndjehen
21.04.2020 15:56
Edhe pse ndërtimet nëpër shumë objekte po vazhdojnë me intenzitet më të dobët

Edhe pse ndërtimet nëpër shumë objekte po vazhdojnë me intenzitet më të dobët, pavarësisht situates me virusin korona, kriza në sektorin e ndërtimtarisë do të jetë e pashmangshme. Mungesa e materialeve, skepticizmi i qytetarëve për të blerë banesa bën që ky sektor të jetë i goditur nga kriza me pandeminë.
Pandemia përveç shëndetit të njerëzve ka goditur edhe shëndetin e ekonomisë e me këtë nuk ka mbetur imune as sektori I ndërtimtarisë, vlerëson afaristi dhe nënkryetari I OEMVP-së Mendi Qyra. Sipas tij efektet negative kanë filluar të ndjehen në shit-blerjen e banesave dhe shtëpive.
"Duke e ditur që qytetarët, blerësit, kompanitë nuk janë shumë të sigurtë se sa do të zgjasë kjo epidemi, kjo I shtyn që të kenë rezerva në blerjen e banesave, shtëpive apo lokaleve afariste dhe në këtë drejtim ne ngecim pas në ecjen përpara të kësaj veprimtarie."- tha Mendi Qyra, afarist.
Qyra: Të sillen masa lehtësuese për ndërtimtarinë
Ngetivisht sipas tij kanë ndikuar edhe masat shtrënguese të qeverisë për arsye se kohëzgjatja e punës së punëtorëve në ndërtimtari është shumë e shkurtuar. Qyra apelon që urgjentisht qeveria të ndihmojë sektorin e ndërtimtarisë.
“Dy muaj po bën që është kjo krizë dhe akoma qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë masë konkrete që ne ta ndjejmë si mundësi që ne të ecim përpara. Në këtë drejtim kemi kërkuar që të marrim mjete nga bankat në mënyrë më të lehtësuar që ato mjete sigurisht t’i kthejmë më vonë por jo t’i kthejmë tani kur shit-blerja e banesave është e reduktuar.”- tha Qyra.
ESHS: Lejet për ndërtim në shkurt, u rritën për 62%
Pavarësisht krizës, shifrat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë që numri I lejeve për ndërtim në muajin shkurt ka rritje për 62% në krahasim me me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Sipas raportit parashihet që të ndërtohen 336 banesa në sipërfaqe prej 28.884 m2.
ERSAN PAJAZITI
