Maqedoni

Virusi Korona, një rast i në Vrapçisht, asnjë në Gostivar

21.04.2020 16:02

As moti me shi nuk I ka penguar qytetarët e Gostivarit që të dalin për t’i kryer obligimet...

As moti me shi nuk I ka penguar qytetarët e Gostivarit që të dalin për t’i kryer obligimet ditore dhe furnizimin e amvisërive, pas 85 orëve të mbyllur në shtëpi. Këtë të martë, në Gostivar u vërejt lëvizje eshtuar dhe turma njerëzish para bankave dhe shitoreve.
 
Në disa pika neuralgjike në komunikacion, u krijuan edhe kolona të stërzgjatura të automobilëve. Një situatë e tillë brengosëse u diskutua edhe në mbledhjen e 10-të të Shtabit të krizës, nga i cili iu kërkua policisë dhe pronarëve të shitoreve e bankave, të kujdesen për distancën fizike mes qytetarëve. Qetësues megjithatë është fakti se gjatë fundjavës nuk ka pasur raste të reja me Covid 19.
 
Rasti i fundit në Gostivar, u shënua të hënën e javës së kaluar. Raste aktive mbeten 5, prej të cilëve 3 janë personel mjekësor dhe 2 qytetarë. Rast i ri ndëkorkohë është regjistruar në komunën e Vrapcishtit. Bëhet fjalë për një banor nga fshati Gradec, i cili është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Me këtë rast, numri I të infektuarve me Covid 19 në Vrapçisht, shkon në 4 persona.
 
“Gjendja në komunën e Gostivarit është relativisht stabile, vazhdojmë të mbetemi me 5 të infektuar prej gjithsej 175 të testuarve. Pesë janë vetëm në komunën e Gostivarit dhe katër raste janë në komunën e Vrapçishtit. Konstatuam se qytetarët me përpikëri iu përmbahen gjitha rekomandimeve të shtabit të emergjencës lokale dhe qendrore andaj edhe rezulton numër i vogël i të infektuarve. Është konstatuar se edhe sot para disa bankave ka grup njerëzish. Thërrasim kompanitë përkatëse por edhe bankat që ta mbajnë rendin dhe të kenë distancë siç është e paraparë nga OBSH.”, tha Arben Taravari, kryetar i shtabit të krizës- Gostivar.
 
Mësimi on line, OYA siguron pajisje teknologjike për fëmijët
 
Vazhdon ndëkohë solidarizimi me ata që janë në vështirësi. Asociacioni i të Rinjve të Organizuar (OYA), me përkrahje të Komunës së Gostivarit ka filluar një fushatë që ka për qëllim sigurimin e pajisjeve teknologjike për fëmijët të cilët për shkaqe ekonomike nuk kanë mundësi të ndjekin procesin mësimor on-line.
 
Gjatë fundjavës  në Gostivar, 11 qytetarë nuk i janë përmbajtur kufizimit në orës policore, ndaj tyre do të ngrihen procedurat adekuate ligjore. 
 
LULZIM KAMBERI