Botë

Kosovë, ndërron jetë një shtatzënë e infektuar me Covid 19

21.04.2020 16:13

Një grua shtatzënë ndërroi jetë në Kosovë, duke u bërë kështu viktima e 16-të...

Një grua shtatzënë ndërroi jetë në Kosovë, duke u bërë kështu viktima e 16-të e virusit korona. Në total në kosovë ka edhe 598 personat e infektuar. 
 
Nga Klinika Infektive thonë se 40 vjeçarja nga Gjakova ishte në mjekim intensiv që nga 15 prilli, por pa sqaruar nëse vunate nga ndonjë sëmundje shoqëruese. Ajo ëhstë shtruar në këtë klinikë në gjendje në gjendje kritike ku ka qëndruar për 5 ditë e intubuar në repartin e kujdesjes intensive. Aktualisht në këtë klinikë ka 55 persona të infektuar me COVID19. Prej tyre 12 janë në terapi oksigjeni, kurse 1 person është në mjekim intensiv dhe në gjendje të rendë. Në pjesën veriore të banuar kryesisht me serbë gjatë 24 orëve të fundit nga virusi korona kanë vdekur dy persona, njëri Zveqani e tjetri nga Leposaviqi.