Kumanovë, dy raste të reja me “Covid-19”, një i shëruar

21.04.2020 16:20

Ka filluar të shënohet rënie e dukshme e numrit të infektuarve me “COVID-19” në Kumanovë....

Ka filluar të shënohet rënie e dukshme e numrit të infektuarve me “COVID-19” në Kumanovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 2 raste të reja të reja, por edhe  një i shëruar. Tani numri i të infektuarve në Kumanovë  në total arrin në 340, i të vdekurve në 13 si dhe i të shëruarve në 4.

Shtabi komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkon  që Komunës së Kumanovës t’i sigurohen  maska mbrojtëse dhe doreza shtesë të cilat do t’u ndahen falas qytetarëve  pasi qeveria e vendosi mbajtjen e mjeteve mbrojtëse si obligative për banorët e  kumanovës gjatë daljeve në qytet.

Gjithashtu u kërkua që administrata komunale të ndihmojë me kapacitete njerzore shtabin dhe Kryqin e Kuq rreth shpërndarjes së pakove ushqimore e higjienike, për rastet e  rrezikuara sociale.

Nga ky shtab u apeluan të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale, mbajtjen e maskave dhe dorezave  në vendet publike, dhe të shmangin grumbillimin pa nevojë   në markete e banka.

Sa i përket respektimit të lëvizjes së kufizuar , në rajonin e Kumanovës të njejtën e kanë shkelur vetëm 3 persona. Të njetit nuk kanë respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetsore në kohë pandemie, andaj kundër tyre,  janë marr masat e nevojshme. (Fatlum Aqifi, TVM2)