Ora policore, 117 persona shkelin ndalesën, arrestohen 89

21.04.2020 17:33

Në orën 5 të mëngjesit përfundoi ora më e gjatë policore prej shpalljes së pandemisë.....

Në orën 5 të mëngjesit përfundoi ora më e gjatë policore prej shpalljes së pandemisë. 85 orë në izolim e bënë të vetën dhe shumë qytetarë dolën duke shkelur ndalesën. Në 24 orëshin e fundit 117 qytetarë janë kapur duke lëvizur pa arsye dhe autorizim gjatë orës policore.

“Për periudhën 20/21.04.2020 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në mbarë shtetin 117 persona kanë shkelur orën policore, me çrast janë arrestuar 89 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate”, thuhet në komunikatën e MPB-së .

Policia po punon edhe për identifikimin e të gjithë personave që shkelën orën policore në Gjevgjeli. Tashmë janë identifikuar 18 qytetaë që  dolën dhe valëlzuan në rrugë gjatë orës së ndalesës, 8 jan ëmarrë  në pyetje,  10 të tjerë priten pozitivisht t’i përgjigjen ftesës policore për t’u marrë në pyetje.

MPB infomron se e gjthë procedura për të ngritur kallzimie penale është në koordinim me prokurori kompetent. MPB ndërkohë njofton se do të ngrihen kallzime panale ndaj 23 personave, pjesëmarës në protestën e ogranizuar natën e  13 prillit në Hasanbeg të Shkupit.

Teksa vazhdojnë kontrollet  në terren, u tregua se policët nuk janë imunë ndaj “Covid 19”.  Jozyrtarisht mësojmë se deri tani janë infektuar gjithsej 19 policë, 14 ndodhën në izolim ndërsa 53 të tjerë në vetë-izolim. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në 24 orët e fundit u evidentuan edhe 3 persona që shkelën masën e izolimit dhe vetëizolimit, ndërkohë që janë shqiptuar 135 vendime për izolim dhe janë nënshkruar edhe 53 deklarata për vetë-izolim. Brenda 24 orëve të fundit karantinimin shetëror e kanë përfunduar 767 qytetarë, 29 qytetarë të tjerë kanë filluar karantinimin e detyrueshëm shetëror.

Prokuroria Themelore Publike po kërkon gjobë prej 2 mijë eurove për  24 persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore dhe rregullat shëndetësore të parapara në kohë  pandemie. (Rexhep Qamili, TVM2)