Shpallja e gjendjes së jashëtzakonshme, ASH ngre iniciativë në Gjykatën Kushtetuese

21.04.2020 18:55

Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese....

Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Presidentit .

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela rokujton se Maqedonia e Veriut ka një rregullim kushtetues të demokracisë parlamentare dhe vetëm Kuvendi e ka të drejtën e shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme.

Nga ASH ndërkohë propozojnë edhe testime masive për COVID-19 për secilën amvisëri.

“Ne jemi demokraci parlamentare dhe jo prezidenciale,prandaj kemi ngritur iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlersim të vendimit të Presidentit sepse vlersojmë se kjo përbën një precedentë jo të mirë që në të ardhmen ndonjë Prezident mund të keqpërdorë këtë mekanizëm për qëllime politike,grupore ose edhe personale,prandaj për të mos krijuar një shembull të këtillë,i bëjmë apel Kryetarit të Kuvendit që të konvokoj seancë të Kuvendit ku do shpalljes gjendja e jashtzakonshme ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit” – tha Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.