LSDM paralajmëron masa të reja ekonomike
Lidhja Social Demokrate paralajmëron masa të reja në përkrahje të ekonomisë vendore...

Lidhja Social Demokrate paralajmëron masa të reja në përkrahje të ekonomisë vendore. Konsiderojnë se dy pakot e para japin rezultate në mbrojtjen e konomisë dhe vendeve të punës. Orientojnë kopmanitë e vogla dhe të mesme që të shfrytëzojnë edhe kreditë speciale që ofrojnë bankat në bashkëpunim me Qeverinë.
“Në seancën e fundit, Qeveria siguroi tetë milionë euro shtesë për kreditim të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike, e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për të punësuar, ndihmë për sportistët, artistës dhe qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës.” – tha Jovan Mitreski nga LSDM.
VMRO kërkon më shumë para për shëndetësinë
VMRO DPMNE konsideron se Qeveria është vonuar me masat ekonomike, prandaj ekonomia dhe firmat janë në minus. VMRO insiston në krijimin e një fondi prej 10 milionë euro për të furnizuar spitalet me paisje për mbrojtje.
“Shqetëson fakti që mbi 17% e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut janë mjekë dhe perosnel mjekësor. Kemi përqindjen më të madhe me personel mjekësor të infektuar në rajon. Janë infektuar sepse nuk janë të pajisur siç duhet, nuk janë të trajnuar plotësisht ose nuk kanë informacion të mjaftueshëm. Mungojnë pajisje konformë rekomandimeve për nivele të ndryshme të rrezikut.” – u shpreh Igor Nikollov nga VMRO DPMNE.
Komunat presin përkrahjen e qeverisë
Komunave po u shterret buxheti. Kreu i Gostivarit Arben Taravari thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë përkrahje nga pushtetit qëndror. Thekson se krahasur me marsin e vitit të kaluar, të hyrat janë për 75 më të ulëta.
“Sinqerisht nuk kemi asnjë lloj ndihme prej Qeverisë, as që na kanë pyetur a na duhet diçka. Shpresoj, në periudhën që vijon, ato para që do t’i marrin në formë të kredisë t’i shpërndajnë edhe nëpër komuna. Jo të na japin para të pakthyeshme por si kredi me interes sa më të vogël.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Vendi sapo ka hyrë në muajin e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me virusin korona, gjendje që ka goditur ekonominë në përgjithësi. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
