Maqedoni

Mot me shi të kohëpaskohshëm dhe temperaturë deri në 14 gradë

22.04.2020 09:03

Moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme....

Moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtime të ndryshme.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 14 gradë Celsius.
 
Në Shkup, mot i ngjashëm, i ndryshueshëm me shi të përkohshëm, veçanërisht paradite. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë.
 
Prej të enjtes do të fillojë stabilizim i motit me rritje të temperaturave ditore./Mia