Maqedoni
Mbledhja e Qeverisë, pritet vendim për shkurtimin e orës policore
22.04.2020 10:12
Në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, prej sot çdo qytetar është i obliguar të mbajë maskë...

Në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, prej sot çdo qytetar është i obliguar të mbajë maskë, shall apo gjithçka tjetër që mbulon gojën dhe hundën.
Kjo masë e propozuar nga qeveria ka për qëllim krijimin e kushteve për lëvizje të papenguar të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke ofruar më tepër mundësi për t’u mbrojtur. Përveç këtij vendimi, një ndër masat që do të diskutohet dhe pritet të merret vendim i qeverisë, do të jetë edhe propozimi për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve apo ndryshime në orën policore. Ora policore të fillojë prej orës 19 dhe të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit.
Janë propozuar edhe ndryshime për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, edhe atë që të kenë të drejtën e lëvizjes prej orës 13 deri në orën 16. Gjatë ditëve të fundjavës, propozohet që ora policore të nis të shtunën në orën 13 deri të hënën në orën 5, si dhe edhe mbajtja e domosdoshme e maskave apo pajisjeve të tjera mbrojtëse në ambiente të mbyllura, por dhe në tregje. Gjithashtu distanca fizike mbetet ndër rekomandimet kryesore.
