Maqedoni

Ora policore, u arrestuan 18 persona

22.04.2020 10:41

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit është marrë vendim për izolimin e 63 personave, ndërsa 54 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim dhe vet-izolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vet-izolimit.
 
Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 33 persona nuk e kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 18 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.