Botë
Kosovë, 604 të infektuar me virusin Korona
22.04.2020 14:37
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar 604 të infektuar me virusin Korona....

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar 604 të infektuar me virusin Korona. Deri më tani ka 132 të infektuar, përfshirë edhe 5 infermieret e Klinikës Infektive janë shëruar, ndërsa 18 të infektuar kanë ndërruar jetë.
“Në klinikë i kemi 58 raste të cilat janë të spitalizuar dhe që janë të konfirmuar me kovid pozitiv. Prej tyre 46 janë në gjende stabile, ndërsa 11 me oksigjenoterapi dhe një pacient akoma është në ventilim mekanik.”,- deklaroi drejtoresha në Klinikën Infektive, Lendita Ajazaj-Berisha.
Në këtë Klinikë Infektive aktualisht trajtohet edhe një grua shtatzënë dhe pas konsultimit edhe nga gjinekologu është konstatuar se gjendja e nënës dhe bebes është stabile.
GYLTENE SINANI
