Maqedoni

Gazetarët e rajonit: Të garantohet liria e shprehjes në kohë krize

22.04.2020 16:12

Liria e shprehjes duhet të garantohet edhe në gjendje të jashtëzakonshme....

Liria e shprehjes duhet të garantohet edhe në gjendje të jashtëzakonshme, por para së gjithash duhet të merret parasysh edhe mbrojtja e shëndetit të bashkëbiseduesit. Gazetarët e rajonit përballen me pengesa të ndryshme dhe mundësi që të raportojnë në mënyrë objektive. Në Ballkan autoritetet kanë qasje të ndryshme për të garantuar lirinë e informacionit. Në Greqi shërbimi qeveritar raporton me konferenca online ashtu si edhe qendrat shëndetësore.
 
“Është interesante këtu në Greqi  se ne gazetarët nuk jemi të përjashtuar nga masat për ndalimin e lëvizjes dhe për çdo dalje në teren që punohet për ndonjë temë të caktuar, është e nevojshme të kemi formular të plotësuar, që është i detyrueshëm për ata që punojnë, kuptohet me dokument të identifikimit dhe me pres kartelat e nevojshme.”,- tha korrespondentja e MIA-s në Athinë, Sanja Ristovska. 
 
Në Bullgari brifingjet dhe pres konferencat të cilat menjëherë pas rastit të parë me Covid-19 mbahen dy herë në ditë. Shumë herë mbahen edhe në prezencë të gazetarëve dhe mund direkt të parashtrohen pyetje, por problemi është se ndonjëherë anashkalohen përgjigjet e vërteta nga kompetentët, thotë gazetari Popov.
 
“Ndonjëherë kur pyetjet drejtohen nga kolegë të përgatitur mirë, autoritetet shmangin përgjigjet konkrete, duke treguar selektivitetin dhe fshehjen e informatave nga ana e tyre.”,- theksoi Boiço Popov nga “INVESTOR.BG”. 
                                                                                            
Në Serbi pyetjet e gazetarëve parashtrohen përmes e-mailit, ndërsa përgjigjet janë selektive. Institucionet janë të mbyllura, thotë korrespodenti nga Beogradim Oliver Popoviç.                                                                                                                               
“E gjithë kjo kulmin e kishte me ndalimin e prezencës së gazetarëve në pres konferencat e Qeverisë, sepse populli rrinte në shtëpi dhe i përcillte këto konferenca dhe kjo ndalesë zgjati deri mbrëmë dhe sot, që gazetarët kanë mundur vetëm përmes e-mailit të parashtrojnë pyetje, me gjithë kërkesat e shoqatave të gazetarëve që raportimi të bëhet si në RMV, me video link.”,- deklaroi korrespodenti i MTV-1 nga Beogradi, Oliver Brankoviq.
 
Sipas “Reporterëve pa kufi”, vendi e ka përmirësuar pozicionin e saj në listën botërore por ka edhe vërejtje. Komuniteti i mediave ka kërkuar nga autoritetet që të gjejnë mënyrë për komunikim të dyanshëm mes gazetarëve dhe institucioneve. Kjo do të mundësonte që të mos anashkalohen përgjigjet që janë në interes të opinionit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI