Konferencë mbi radikalizmin fetar në Ohër

14.10.2014 17:20

Mbledhja në Ohër u organizua nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë.........

Përfaqësues nga shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Britania, Franca, Italia, Austria dhe disa shtete tjera evropiane dhe Organizata Ndërkombëtare, kanë mbajtur në Ohër një konferencë me dyer të mbyllura, në të cilën u kërkuan mënyrat se si të parandalohet radikalizmi i religjioneve tek të rinjtë dhe pjesëmarrja e tyre në luftën e Sirisë dhe Irakut.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, konferencën në Ohër e vlerësoi si mundësi e mirë për këmbimin e informacioneve të shërbimeve të sigurisë, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me interesin më vital të shtetit, gjegjësisht sigurinë shtetërore. 

“Vëmendje të madhe iu është kushtuar problemit që ka të bëjë me radikalizmin para së gjithash të të rinjve dhe aktivitetet preventive që duhet t’i kenë para së gjithash familja dhe më pas institucionet arsimore, institucionet nga sfera e mbrojtjes sociale dhe e gjithë shoqëria, në funksion të parandalimit dhe luftimit të këtyre shfaqjeve.  Gjithashtu kërkohet reagim i menjëhershëm, gjegjësisht të parandalohet që të vijë deri te diçka e tillë, sepse është evidente që jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe bota, globalisht në periudhën e fundit po ballafaqohet me sfida që në të kaluarën nuk kanë qenë të njohura”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Mbledhja në Ohër u organizua nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë, në kuadër të aktiviteteve në drejtim të këmbimit të përvojave dhe mënyrave në të cilat shtetet pjesëmarrëse ballafaqohen me radikalizmin në territorin e tyre, si dhe masat preventive dhe represive që aplikohen në luftë kundër xhihadistëve. (Mensur Krasniqi, TVM2)