Maqedoni

Rritja e çmimit akcizave, Lidhja e Transportuesve: Nuk do t’i rrisim çmimet. KRRE: Kur do të ketë rritje, do të ulet akciza

22.04.2020 18:25

Çmimet e derivateve të naftës shënuan rritje për 3.12 për qind, pasi qeveria vendosi të rrit akcizën për 3 denarë...

Nga Lidhja e Transportuesve “MAKAM TRANS” ankohen se i vetmi përfitim i tyre në këtë periudhës kur punojnë me 30 për qind të kapacitetit të tyre ishte pikërisht nga ulja e çmimit të derivateve.

Por, edhe përkundër kësaj rritje, çmimet do të vazhdojnë t’i mbajnë të njëjta.                                                                                                                                                               

“Plani për ngritje të çmimeve ka qenë i përgatitur që para festës së Pashkëve dhe ne e kemi pritur një vendim të tillë. Për fat të keq, i vetmi përfitim i ynë në këtë kohë pandemie ishte derisa u shënua ulja e çmimeve të derivateve e tani fatkeqësisht duhet të paguajmë më tepër.”,- tha Biljana Muratovska nga Lidhja e Transportuesve “Makam Trans”.                                                                                                                  

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë ndërkohë theksojnë se vendimi për rritje u mor pas rritjes së akcizës për 3 denarë, por qetësojnë se në momente kur do ketë rritje të derivateve në bursat botërore atëherë akcizat do të lirohen.                                                                                                                                             

“Komisioni Rregullator për Energjikë si zakonisht mori vendim për çmimet e reja të derivateve dhe në këto çmimet janë implemtuar akcizat e reja. Bazuar në këtë rregullore, ashtu si do të rritet çmimi i derivateve në bursat botërore ashtu edhe do të lirohet edhe akciza dhe kur do të arrihet niveli që e kemi pasur në janar 2020, atëherë akciza do të ulet për 3 denarë.”,- tha Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator Energjetik.                                          

Ideja e ekzekutivit për të mbushur buxhetin në këtë mënyrë rëndon mbi xhepin e qytetarëve dhe biznesit, theksuan nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Nga Qeveria u arsyetuan se rritja e akcizës së derivateve të naftës është ineksion direkt i buxhetit shtetëror për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi Korona.

Të gjitha mjetet financiare do të shkojnë në buxhetin e shtetit, gjegjësisht në Fondin për ballafaqim me virusin Korona.

ZEKIRJA MEXHITI