Botë

Australia kërkon që OBSH të jetë pjesë e hetimit për përhapjen e koronavirusit

23.04.2020 10:05

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaron se OBSH....

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaron se OBSH duhet të marrë pjesë në një hetim të pavarur lidhur me përhapjen e koronavirusit.
 
Morrison bisedoi në telefon me disa liderë botërorë, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
 
"Nëse jeni pjesë e një organizate si OBSH, ju duhet të keni detyrime dhe përgjegjësi"- tha ai .
 
"Ne duam që bota të jetë më e sigurt dhe shpresoj që çdo vend, qoftë Kina apo një tjetër, të ketë të njëjtin qëllim"./Ora News