Maqedoni

MPB me akcion policor në Shkup, konfiskon mbi 1 ton drogë

23.04.2020 11:20

Pjesëtarët e policisë në kuadër të masave për të luftuar tregtinë e paligjshme me lende narkotike...

Pjesëtarët e policisë në kuadër të masave për të luftuar tregtinë e paligjshme me lende narkotike,  mbrëmë vonë kanë realizuar një akcion policor në rrethinë të Shkupit, me çrast ka konfiskuar mbi 1 ton drogë.
 
Lajmi konfirmohet edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike. Sipas të dhënave droga është gjetur në një depo në Butel, dhe e njeta më pas është konfiskuar. Gjatë akcionit anti-drogë, policia ka privuar nga liria edhe një person ndaj të cilit do të ngritet padi penale konform nenit 215 te Kodit Penal. Detaje të reja rreth akcionit të mbrëmshëm anti drogë, MPB pritet ti jep gjatë ditës.