Maqedoni
Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 45 persona, 234 lirohen nga karantina
23.04.2020 11:38
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit gjithsej 66 persona nuk kanë respektuar orën policore...

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit gjithsej 66 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 45 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete, thuhet në njoftimin e fundit të MPB-së.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 116 personave ndërsa 35 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vetizolimit. Nga ana tjetër njoftohet se deri më tani karantinën Shtetërore të izolimit e kanë lëshuar 234 persona.
Sipas të dhënave fundit statistikore në karantinën shtetërore izoluese gjenden akoma edhe 1.653 persona, nga gjithsej 4 mijë e 288 , nga fillimi i shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme në vend. Nga të dhënat e fundit statistikore bëhet e ditur se po ulet edhe numri I personave që janë në vetizolim. Nga fillimi i krizës për shkak të shëndetit publik, 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, prej të cilëve 6,591 tashmë janë liruar kurse 2,259 persona mbeten në vetizolim.
