Botë
OKB: Shtetet të kenë kujdes gjatë rihapjes së kufijve
23.04.2020 12:27
Të gjitha shtetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme gjatë rihapjes së kufijve...

Të gjitha shtetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme gjatë rihapjes së kufijve të tyre kur të fillojë të zvogëlohet pandemia e virusit korona, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Majkëll Rian.
Ai ka thënë se gjatë hapjes së kufijve duhet të vlerësohen rreziqet dhe të shihet se cilat vende kanë kontroll të ngjashëm mbi virusin, si dhe nëse ka besim në masat e zbatuara në shtetin tjetër. Ai ka shtuar gjithashtu se fillimisht kjo çështje duhet të zgjidhet në nivele subrajonale dhe rajonale, dhe pastaj të jepet leje për udhëtim me një menaxhim të kujdeshëm me rrezikun ka shtuar, Rian.
