Paralajmërohet propozim i ri për emrin

14.10.2014 17:45

Menjëherë pas publikimit të raport-progresit, mediat në Shkup dhe Athinë kanë filluar të spekulojnë me mundësinë për një propozim të ri për emrin nga ana e ndërmjetësit Nimic........

“Propozimi i ri që në fund të tetorit në Athinë dhe Shkup do të mund ta propozojë ndërmjetësuesi Nimic mund të jetë “Republika e Maqedonisë së Epërme”, i cili do të ishte për përdorim të jashtëm, gjuha të emërohet si “maqedonase”, ndërsa populli si “qytetarë të Maqedonisë së Epërme”- njofton “Slloboden Peçat”, duke u thirrur në burime të paemëruara.

Kohë më parë edhe gazeta greke “Elefterotipia”, duke u thirrur në “burime të sigurta”, në selinë e OKB-së, njoftoi mundësinë që Nimic së shpejti të dalë me propozim të ri për zgjidhjen e mundshme rreth kontestit të emrit.