Botë
Fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, rreth 1.8 mld myslimanë në botë, nisën përgatitjet
23.04.2020 14:16
Rreth 1.8 miliard myslimanë në gjithë botën, përgatiten për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në gjithë botën myslimane është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve dhe të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse qasja në informacione kanë qenë e vështirë për t’u siguruar në disa vende.
Pandemia ndryshoi sivjet disa tradita shekullore të myslimanëve për Ramazan, pasi xhamitë janë mbyllur dhe janë vënë ndalesa për lutje të disa personave bashkë. Disa shtete si Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë mbyllur xhamitë, derisa shumë klerikë fetarë kanë bërë thirrje për t’u lutur nga shtëpitë.
Autoritetet nga Maroku deri në Indonezi, do të angazhojnë forca policore për të kufizuar lëvizjet e besimtarëve. Kufizimet e lidhura me virusin, po ndikojnë edhe në bamirësi, ndonëse shumë shtete kanë zhvilluar mënyra për t’iu siguruar ushqimin atyre që kanë nevojë.
