Maqedoni

Osmani dhe Ademi, negativë në testin e parë për Covid-19

23.04.2020 14:00

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Omani dhe ministry I arsimit Arbër Ademi...

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Omani dhe ministry I arsimit Arbër Ademi, kanë rezultuar negativë në testin e parë për Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata në profilet  në Facebook, ku  thonë se do të testohet edhe një here.
 
“Pas një javë izolim, testi i parë për Covid 19 – NEGATIV. Në bazë të vendimit duhet edhe 7 ditë të qëndroj në izolim dhe pastaj testi i dytë. Rikujtim se nga sot ora policore fillon në 19:00. Urime muaji i agjërimit!”, ka shkruar Osmani. 
 
Ministri Ademi, i cili gjithashtu informoi se është negativ, i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve.
 
“Apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet, të qëndrojnë në shtëpi, të kenë kujdes në higjienë dhe të mbajnë distancë mes vete prej dy metrave”, ka shkruar  Ademi.
 
Osmani dhe Ademi, hyni  në vetizolim dhe u testua për shkak të kontaktit që pati me kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, i cili rezultoi pozitiv në analizat për virusin Korona, një ditë pasi kryeministri Spasosvki i shoqëruar nga zv kryeministri Osmani dhe ministrat Filipçe dhe Ademi dhe zyrtarë të tjerë të lartë, mbajtën mbledhje me shtabin e krizës në Kumanovë. Në vetëizolim janë edhe kryeministri Spasovski dhe MInistri Filipçe.