Botë

Kosovë, vdes edhe një pacient nga virusi Korona

23.04.2020 15:20

Një 53 vjecar nga Prizreni ka ndërruar jetë në klinikën Infektive në Prishtinë...

Një 53 vjecar nga Prizreni ka ndërruar jetë në klinikën Infektive në Prishtinë duke u bërë kështu viktima e 19 nga Covid 19 në Kosovë. 
 
Ai  ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive më 13 prill. Te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetojë sëmundjes thonë nga Spitali. Në Kosovë ka aktualisht 630 të infektuar dhe 138 persona të shëruar. Edhe autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.