Botë
Kosova me Qeveri të re, LDK nominon Avdullah Hotin për kryeministër
23.04.2020 16:03
Kryesia e LDK-së, ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër...

Kryesia e LDK-së, ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër, të qeverisë së re që pritet të formohet së shpejti. Tani rradhën e ka Këshilli i përgjithshëm i Partisë që të konfirmiojë nominimin e kandidaturës së Avdullah Hotit. Çështja më pas sipas procedures kushtetuese, do t’i kalohet presidentit, Hashim Thaçi që t’i jep mandatin LDK-së për formimin e qeverisë, mbi bazën e një afati kushtetues prej 10 ditësh.
Vendimin e sotëm të kryesisë e bëri të ditur vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se në mbledhje është diskutuar edhe për propozime të tjera si dhe per kërkesën që vetë kreu I LDK-së të jetë kandidati për kryeministër, Mustafa shtoi se për arsye shëndetësore ka kërkuar mirkuptim për refuzimim të ofertës.
“Jemi pajtuar që Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa. Në asnjë rast si kryetar i LDK-së nuk do ta kisha vullnetin që unë të mos e pranoja këtë përgjegjësi që ma jep partia ime, por duke u nisur nga nevoja që unë akoma të kujdesem për shëndetin tim, për shkak të disa problemeve fizike që i kam e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje dhe ta gjejnë kandidatin që i plotëson të gjitha kriteret.”- tha Isa Mustafa, kryetar i LDK-së
Në deklarimin e tij të parë si kandidat për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se LDK do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Dialogu sipas tij mbetet prioritet i parë i kabinetit të ri qeveritar, duke mos anashkaluar as menaxhimin me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Sfida e parë menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike. Por dialogu është prioriteti kryesor që do të ballafaqohemi. Çdo masë e reciprocitetit do të zbatohet në bashkëpunim me partnerët.”- tha Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër.
Mësohet se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që për përbërjen e re parlamentare të koalicionojë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet. AAK i ka dhënë dritë jeshile koalicionit. Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i partisë Ramush Haradinaj. Haradinaj ka shtuar se marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë në kufijtë actual, dhe korrigjimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi mbeten prioritete të AAK-së, në përbërjen e re qeveritare me LDK-në.
MERITA GASHI
