“Covid-19” në Shqipëri, shënohen 29 raste të reja
Burgu 313 është vatra më e re e koronavirusit me numrin më të madh të të infëktuarve....

Burgu 313 është vatra më e re e koronavirusit me numrin më të madh të të infëktuarve gjatë 24 orëve të fundit. 13 raste janë regjistruar në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, vetëm një javë pasu u konfirmua një punonjës i prekur nga COVID 19.
Në Tiranë është regjistruar shifra më e lartë ditore e të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë, ndërsa harta është zgjeruar në fasonerinë e Krujës dhe Shkodër.
“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër” – deklaroi Rovena Daja nga ISHP.
Sipas Instituti të Shëndetit Publik, testi i parë për koronavirusinështë kryer më 31 janar të këtij viti, ndërsa llogaritet që “Covid 19” ka qarkulluar në fund të muajit shkurt. Aktualisht në Shqipëri janë 251 persona të infektuar aktivë, ndërsa deri më tani numri i viktimave nga “Covid 19” ka shkuar në 27. (Luljeta Ndoka, TVM2)
