“Covid 19”, 41 të prekur, 29 të shëruar, asnjë viktimë

23.04.2020 18:27

Shënohet rritje e sërishme e të infektuarve nga COVID 19....

Shënohet rritje e sërishme e të infektuarve nga COVID 19. 41 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Në Shkup 17, Kumanovë 11, Prilep 5, Tetovë 3 dhe nga 1 të infektuar në Kavadar, Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Negotinë. Numri i të prekurve shkon në 1 300. Shkupi, Kumanova dhe Prilepi janë tre qytetet, vatra të infeksionit.

41 raste të reja me “COVID 19”

Shkup 17

Kumanovë 11

Prilep 5

Tetovë 3

Kavadar 1

Gostivar 1

Kriva Pallankë 1

Kërçovë 1

Negotinë 1

Ndërkohë 29 pacientë janë shëruar. Prej tyre 4 të mjekuar në spitale ndërkaq 25 në shtëpi, edhe atë 21 në Shkup, 3 në Manastir dhe 1 në Strumicë. Në total 301 persona kanë sfiduar virusin korona.

Në klinikën e sëmundjeve infektive po trajtohen 63 pacientë. Prej tyre në aparat të frymëmarjes janë 23 persona.

Në spitalin ‘8 Shtatori’janë të hospitalizuar 31 pacientë. Në gjëndje të rënduar janë 7 prej tyre, ndërkaq 7 të tjerë të vendosur në aparate të frymëmarjes.

Në spitalin rajonal të Manastirit mjekohen 11 pacientë , ndërkaq 11 të tjerë po ndiqen në kushte shtëpiake.

Në 24 orët e fundit janë kryer 649 teste, ndërkaq gjithsej mbi 13 mijë.

Pas testimit të parë, zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i arsimit Arbër Ademi kanë rezultuar negativ. Që të dy ishin të izoluar një javë, ndërkaq u mbetet edhe një javë të qëndrojnë në izolim për të kryer testin e dytë dhe vërtetuar se nuk janë të infektuar nga COVID 19.

Osmani dhe Ademi bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski dhe ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe janë në vetëizolim pasi patën takim me kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Në shkëmbim të lehtësimit të masave kufizuese, ministri i shëndetësisë Filipçe ka rikujtuar qytetarët për respektimin e distancës sociale prej dy metrave si dhe mbajtjen e patjetërsueshme të maskave në hapësira të mbyllura. Ndërkaq në ambiente të hapura, maskat të mbahen kur nuk mund të respektohet distanca prej dy metrave. (Meral Ismaili, TVM2)