Mbajtja e detyruar e maskave, jo të gjithë qytetarët e respektojnë vendimin

23.04.2020 18:42

Të gjithë qytetarët duhet detyrimisht të mbajnë maska mbrojtëse...

Të gjithë qytetarët duhet detyrimisht të mbajnë maska mbrojtëse gjatë daljes së tyre në rrugë e sidomos gjatë hyrjeve nëpër institucione apo shitore, tregje, farmaci dhe në transportin publik. 

Maska mund të jetë për një ose më shumë përdorime madje maskë quhet edhe mbulimi i gojës dhe hundës me një shall mëndafshi apo pambuku.

Por edhe pse vendimi vlen nga kjo e enjte, TVM-2 në të shumtën e rasteve  në terren evidentoi se shumë pak qytetarë mbajnë maska.

 

“Ku e keni maskën mbrojtëse? Në veturë e kam. Pse nuk e keni vendosur? Nuk e kam vendosur sepse e pash të arsyeshme se nuk kam nevojë”

“Keni vendosur të hyni në marktë pa maskë  mbrojtëse? Po, nëse na lejojnë nëse jo, do të shkojmë të blejmë, kuptohet nëse ka ku të blehet”

“Unë për vetë asgjë nuk e di deri tani”

“Po zotëri le tua japin falës maskat mbrotjëse dhe gjithkush e mban, sepse shko pyet nëpër barnatore a ka me blejtë maska mbrojtëse. Po, zonjë mirëpo Ju përmomentin mbani shall, pse nuk e vendosni shallin në gojë e hund për tu mbrotjur? Sepse më zihet fryma”

“Jo nuk kam mask, por do të shkojna të blejna tani sepse skemi blerë “

“Maskën time mbrojtëse e pata të venodosur, mirëpo e hoqa për të marr pak frymë”

“ Ja ja, ku e kam maskën, sa  e hoqa, sepse hëngra buk. A e dini nëse ju kapin pa maskë mbrojtëse mund tju gjobiteni 20 euro? U kry kjo punë”

“ Ja ku e kam maskën time mbrotjëse, nuk e vendosi sepse nuk kam nevojë, nuk frikësohem”

“Maskën e kemi ja në xhep dhe kur do të hyjmë në markët e vendosim, tani jemi jashtë dhe mbajmë distancën”

“Një pjesë e qytatarëve, si unë mbajnë maska mbrotjëse, mirëpo një pjesë e tyre jo. Problemi më i madh që mund të vërehet është mos respektimi i distancës minimale prej 2 metre”

“Ja maskën në xhep e kam. Hyra në Pazar edhe e hoqa” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

E nëse u thoni qytetarëve që presin rradhë të ngjitur afër njëri tjetrit që të bëjnë distancimin prej 2 metrave, duhet të përgatitur për të marrë edhe përgjigje të pakëndëshme.

“Si ore nuk e respektojmë distancën minimale. Nuk është e vërtetë Ikni aty, i respektojmë dhe mos më nervozoni më shumë ” – u shpreh një qytetar i revoltuar.

Qytetarët e pandërgjegjshëm që do të kapen pa maska mbrojtëse dhe nuk respektojnë distancimin minimal, herën e  parën do të marrin vërejtje, të dytën, policia do ti gjobisë  me nga 20 euro.

“Të jem i sinqert edhe unë me juve edhe unë sot kur dola nga shtëpia për një moment harrova të vendos maskën time mbrojtëse, poashtu disa herë më ka ndodhur që të mos mbaj distancë minimale prej 2 metrash nga njeri-tjetri nëpër markete ose tregje, mirëpo tani është koha e fundit për ndërgjegjësimin e të gjithëve që të kuptojmë njëherë e përgjithmon se distancimi prej të paktën 2 metrave dhe mbajtja e maskave mbrojtëse janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për tiu rikthyer jetes normale”.

Pajisjet mbrojtëse jashtë nuk janë të detyrushme nëse qytetarët qendrojnë në oborr të shtëpive të tyre, vozisin biçikleta ose bëjnë sport në vende të hapura ku mund pa pengesa të mbahet distanca minimale, udhëtoni me atomjetet me persona me të cilat jetoni bashkë dhe lëvizni në vende publike dhe hapësira të hapura ku lirisht mund të mbahet distanca prej 2 metrave. (Rexhep Qamili, TVM2)