Aksioni policor në Butel, padi penale për prodhim e shitje të marihuanës

23.04.2020 19:57

Lidhur me aksionin policorë të mbrëmshëm në lagjen Butel të Shkupit...

Lidhur me aksionin policorë të mbrëmshëm në lagjen Butel të Shkupit, kundër tregtisë së paligjshme me drogë ,ku u konfiskuan 1240 kg drogë markotike -marihuanë , MPB me padi penale.

Penalisht do të ndiqet përfaqësuesi i personit juridik dhe personi juridik.Aksioni në fjalë është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar ndërsa bëhet fjalë për veprën penale "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të substancave psihotrope dhe prekursorëve" .

Nga MPB sqarojnë se i dyshuari në periudhën qershor -tetor të vitit të kaluar në parcel prej 30 hektarë në zonën e  fshatit Sopot  të komunës së Kavadarit, personi juridik me seli në Shkup me subjekte tjera jurdike kanë bërë mbjelljen e konopit industrial pa leje dhe autorizim adekuat.

Në aksionin e mbrëmshëm u arrestua një person ndërsa hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në tregtinë e paligjshme me marijuanë.