Pasojat nga “Covid 19”, panel “Online”, diplomacia në kohëra të krizës

23.04.2020 20:29

Maqedonia është e brengosur thellë për ecurinë e mëtutjeshme të ekonomisë....

Maqedonia është e brengosur thellë për ecurinë e mëtutjeshme të ekonomisë, dhe pikërisht për këtë çështje po shkohet me lehtësimin e masave të repta që ishin vendosur fillimisht.

Në video panelin e organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Delfi – Forumi Ekonomik, Dimitrov ndau me pjesmarrësit masat e ndërrmara.

“Nëse shikojmë në aspektin ekonomik të gjithë jemi në një anije të përbashkët, dhe ne jemi shumë të brengosur për pasojat që do ti lë kjo pandemic në ekonomin e vendit dhe të rajonit, por e rëndësishme është që të sjellim vendime të shpejta të cilat do të mund ti zbusin pasojat nga virusi corona” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Greqia kërkon që SHBA duhet të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon. Nga Stejdepartamenti I SHBA morën përgjigje se ato do të mbesin bashkarishtë me miqtë e BE që të jenë përballë këtij virusi vdekjeprurës.

“Do të na duhet një bashkëpunim edhe më i ngushtë me shtetet fqinje, në Unionin Trans-Atlantik dhe në Bashkimin Europian. Por SHBA duhet ta kenë pozitën e liderit dhe ti prijnë kësaj beteje dhe këtë bashkëpunim”  - deklaroi Alexandros Diakopoulos, këshilltar për Unitet Kombëtar –Greqi.

“SHBA ka qenë dhe vazhdonë të mbetët përkrahësimi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Plotë 3 miliardë dollar kanë dhënë amerikanët në baza vullnetara për Covid-19. SHBA është krah për krah me partrenët e saj edhe në Ballkan edhe në Rajon edhe në të gjithë planetin” – u shpreh Matju Palmer.

Nga Këshilli Atlantik tërhoqën vërejtjen që shtetet të jenë të kujdesshme, sepse kjo krizë shëndetësore, është shëndëruar në krizë edhe ekonomike, por nëse vazhdohet me të njëjtin rritëm mund të shëndërohet edhe krizë të sigurisë.

“Kjo është një krizë shëndetësore, por edhe ekonomike, por nëse vazhdohet mund të jetë edhe krizë e siguris. Në të gjithë këtë kohë Bashkimi Europian i filloi bisedimet për anëtarësim me RMV dhe Shqipërinë, por për sigurinë në rajonë është bë një hapë i madh që u pranua Maqedonia e Veriut në NATO” – theksoi Damon Uillson nga Këshilli Atlantik.

Të gjithë të pranishmit në këtë video-panel konstatuan se çdo ndihmë e ardhur nga shtetet do të ishte e mirseardhur, por e njëjta nuk duhet të keq përdoret për qëllime politike. (Fitim Kryeziu, TVM2)