Botë
Rreth 3 mln gjermanë do humbasin vendet e punës për shkak të pandemisë
24.04.2020 13:27
Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër...

Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.
Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.
Në një studim hulumtues të botuar ditën e sotme, Instituti tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.
"Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Instituti.
Më 23 prill, kancelarja Angela Merkel paralajmëroi Gjermania ndodhet ende në fillim të krizës së Covid-19./Ora News
