Maqedoni
Studentët me kërkesë te MASh: Stipendion prej 6 mijë denarë për studentët
24.04.2020 14:57
Parlamenti studentor pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kërkon stipendi...

Parlamenti studentor pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kërkon stipendi sociale prej 6 mijë denarësh për të gjithë studentët e prekur nga kriza financiare. Po ashtu ata kërkojnë edhe ndarjen e pajisjeve për studentët që kanë nevojë që të mund të ndjekin mësimin online.
“Për momentin jemi të fokusuar në dy masa, stipendion moral për familjet e studentëve me të ardhura të ulëta dhe shpërndarje të pajisjeve për studentët që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online. Po ashtu familjet e studentëve që kanë humbur vendin e punës të përkrahen me një stipendion social.”,- deklaroi kryetari i Parlamentit Studentor në USHKM, Borjan Eftimov.
Nga Parlamenti studentor thotë se 70% e studentëve financohen nga familjet e tyre dhe 30% tjetër jetojnë me vetë-financim, që do të thotë se punojnë jashtë procesit studimor për të siguruar të ardhura. Por, masat qeveritare me të cilat janë mbyllur lokalet ka bërë që studentët mos të kenë të ardhura, pasi një pjesë e madhe punonin në vendet të tilla pune prej ku kanë siguruar të ardhura. Njëherit nga Parlamenti studentor theksojnë se një numër i madh i profesorëve e realizojnë mësimin kur natyra e materialit e lejon atë, ndërsa pjesa që kërkon prani fizike mbetet të realizohet gjatë verës.
REJHANE BUSHI METAJ
