Ekonomi
Angellovska: Linja e dytë e kredive “Kovid”, tetë milion euro kredi pa interes për kompanitë
24.04.2020 15:53
Ministrja e financave, Nina Angellovska, prezantoi linjën e dytë të kredive “Kovid”...

Ministrja e financave, Nina Angellovska, prezantoi linjën e dytë të kredive “Kovid”, prej tetë milion eurosh kredi pa interes për kompanitë e prekura nga kriza e shkaktuar nga virusi. Siç sqaroi Angellovska, kredia minimale do të kap shumën prej 3000 euro, ndërsa ajo maksimale 90000 euro.
“Prej të mërkurën, 29 prill, kompanitë e vogla dhe të mesme nga të gjitha sferat, të cilat janë prekur nga kriza e Covid-19, do të mund të aplikojnë për linjën e dytë të kredive pa interes.”,- tha mes tjerash Angellovska.
Angellovska theksoi se mjetet për këto kredi janë siguruar përmes fondeve kompenzuese të Japonisë. Afati për pagesë është deri në tre vite me grejs periudhë prej 12 muajsh. Ministrja Angellovska njëherit bëri të ditur se në linjën e parë kanë fituar kredi 210 kompani.
“Deri tash u janë aprovuar aplikacione 210 kompanive në vlerë prej 2.2 milionë eurosh, ku punojnë rreth 3 mijë të persona.”,- theksoi Angellovska.
Ministrja e financave njëherit paralajmëroi edhe masa tjera për të menaxhuar pasojat ekonomike të Covid-19.
SEDAT SELIMI
