Shqipëri, 15 të infektuar në 24 orët e fundit
24.04.2020 18:18
15 është numri i rasteve të reja të të infektuarve nga virusi Korona në Shqiperi....

15 është numri i rasteve të reja të të infektuarve nga virusi Korona në Shqiperi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha këto raste janë kontakte të të prekurve nga Covid dhe 9 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë.
Lajmi i mirë sipas autoriteteve shëndetësore lidhet me shërimin e 56 per qind të të infektuarve në total.
Aktualisht në vendi 257 ose rreth 42% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19, ndërsa numri i të shtruarve në dy spitalet “Covid” është më i ulëti që nga momenti i shpërthimit të pandemisë, 38 persona.
Ndërkaq, mësohet se asnjë fëmijë nuk është shtruar në spital. (Luljeta Ndoka, TVM2)
