ASh kritika MASh-it për mësimin online
24.04.2020 18:43
Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mësimin online....

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mësimin online.
Sipas kësaj partie, mësimi online, ashtu siç është zhvilluar deri më tani, është bërë vetëm falë sakrificës dhe entuziazmit të mësimdhënësve dhe jo si pasojë e "përkrahjes" institucionale nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu kjo parti kundërshton shkurtimin e pagave për punëtorët arsimorë.
