OBSh: Situata në Evropë me Kovid-19, shqetësuese

24.04.2020 19:20

Disa vende evropiane po shënojnë ulje të numrit të personave të vdekur,,,,

Disa vende evropiane po shënojnë ulje të numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarve nga Kovid-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si “shumë shqetësuese”.

Zyra Rajonale Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se me gjithë “sinjalet pozitive” nga disa vende, është ende shumë herët për të folur për suksese, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

“Kjo nuk është koha për zbutjen e masave”. Në vend të kësaj duhet të “dyfishohen dhe trefishohen” përpjekjet për të kufizimin e virusit. Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se janë infektuar dhe komunikimin me popullatën.

Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19” – tha ai.

Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin marrë për të frenuar pandeminë e virusit Korona.

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,7 milion, përkatësisht.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 191 mijë e 84. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në ShBA, me 50 mijë e 243 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia, Franca, Spanja dhe Britania.