Maqedoni
Fundjava stabile dhe më e ngrohtë, nga e hëna reshje shiu të rrëmbyeshme afatshkurte
25.04.2020 12:03
Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale deri në mesatare...

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 1 deri në 7, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale edhe me erë të lehtë nga drejtim perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Sipas DPHM, ditët e fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe më ngrohtë.
Nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave të rralla. Temperaturat e ditës do të jenë pa ndryshime./mia
