Botë

Covid – 19 në Kosovë: 34 infektime të reja, më shumë raste se Shqipëria

25.04.2020 13:19

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar 34 raste të reja të diagnostikuara pozitive me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar 34 raste të reja të diagnostikuara pozitive me COVID-19, duke e çuar në 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndër të cilët deri më tani 19 kanë vdekur dhe 162 të tjerë janë shëruar.

Kështu, Kosova regjistron një numër infektimesh më të lartë se Shqipëria, zyrtarisht 678 raste.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, nuk është raportuar ndonjë vdekje e re, por 3 pacientë të rinj janë shëruar, duke e çuar në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend.

Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me virusin korona janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Gjilanit prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë në Shqipëri ulet numri i rasteve të infeksionit me Covid-19. Me 15 rastet e fundit, numri I të prekurve për momentin ka arrit  në 678.

Deri tani në Shqipëri janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, rreth 10% e totalit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394.