Tetovë, më 16 tetor fillon festivali i poezisë "Ditët e Naimit"

14.10.2014 18:13

Prej të enjten deri më 19 tetor, në Tetovë ngre siparin edicioni i 18–të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit".........

Gjithçka është gati për të pritur 40 poetët e ftuar nga 18 shtete të botës dhe poetët shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Fitues i çmimit të madh "Naim Frashëri" sivjet është poeti italian, Sebastiano Graso.

Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emrat e njohur si perlat e penës shqipe, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Ali Podrimja dhe poetët e njohur botëror, irlandezi Desmond Egan, suedezi Thomas Tidholm, Manlio Argueta nga Salvadori, Lionel Ray nga Franca dhe shumë të tjerë.

Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kuadër të tij, do të mbahen disa orë letrare, do të hapet një ekspozitë pikturash, do të promovohen libra, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike. (Miftar Emini, TVM2)