Maqedoni

Kumanovë, nga 362 të prekur tashmë 100 të shëruar; 4 raste të reja në Kumanovë dhe 3 në Likovë

25.04.2020 15:36

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 7 raste të reja...

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 7 raste të reja, nga të cilët 4 në Kumanovë dhe 3 në Likovë.

Tani numri i të prekurve nga COVID 19 në rajonin e Kumanovës ka arritur në 362, nga të cilët 34 në Likovë.

Ikurajon fakti se numri i të shëruarve në rajonin e Kumanovës në total arrin 100, që dëshmon se respektimi i rekomandimeve të autoriteteve qeveritare por edhe shëndetësore po jep rezultate.

“Gjendja gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës dhe Likovës është relativisht e mirë, kemi vetëm 7 raste pozitive me COVID-19, edhe atë 4 prej tyre në Kumanovë dhe 3 në Likovë. Deri në këto moment kemi realizuar 15 teste dhe me kaq do ta përmbyllim për sot”, tha për TVM2, Arif Latifi.

Ndryshe, në përpjekjet për pengimin e zgjerimit të virusit COVID-19,  Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Shtabit Komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë i ka ndarë 34 mijë maska, të cilat qytetarëve do tu ndahen falas ditëve në vijim.

Ndërkohë që ekipet për dezinfektim pranë NP “Pastrim dhe Gjerlbërim” kanë vazhduar me dezinfektimin e rrugëve, por njëherit edhe gjelbërimin e sipërfaqeve qendrore në qytet.

FATLUM AQIFI