Investimet kapitale nuk janë ndërprerë, Sugarevski: Projektet janë në realzim
Prioritet i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është mirëmbajtja e nivelit...

Prioritet i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është mirëmbajtja e nivelit të realizimit të investimeve kapitale nga viti I kaluar.
Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për ndërtimin e hekurudhës ,rrugëve e as gazësjellësit deklaroi Ministri Goran Sugarevski. Në resorin e transportit projektet nuk janë ndalur.
“Nga mesi i muajit prill ,realizimi I investiemeve kapitale në Ministrinë e trasnportit dhe lidhjeve është 10 %.Këtu nuk hynë investimet për infrastrukturën rrugore sepse ato janë veçmas përmes buxhetit të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Në pjesën e infrastrukturës komunale kemi realizuar mbi 110 milioni denari për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve apo 21 % nga mjetet e planifikuara përmes bankës evropiane për investim dhe 15 % përmes projekteve nga banka KFV. Në pjesën e gasifkimit nga 1 miliardë denarë të paraparë deri më tani janë realizuar rreth 90 milion denarë apo rreth 9 %”, u shpreh ministry I transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski.
Sugarevski tha se nuk konteston të drejtën demokratike të protestës së transporterëve përshkak të rritjes së akcizës ,por tha që bëhet fjalë për masë kundër krizës.
“Çmimi i naftës në periudhën e kaluar ,nuk mbaj mend se ka qenë në nivel më të ulët dhe nëse nuk do të ishte virusi unë them se të gjithë do të festonin.Do të them disa gjëra si argumente ,psh çmimi është për 20 denarë më I ulët nga dhjetori,janari,shkurti dhe një pjesë të muajit mars”, thekdoi Sugarevski.
Nuk do të ketë shkurtime të investiemeve kapitale që kanë të bëjnë me projektet infrastrukturore.
“Mjetet e parapara 18.5 miljardë denarë për tremujorin e parë janë realizuar rreth 4 miliardë denarë ,çka nënkupton se nuk ka as një ngexje dhe se punojmë intenzivisht në teren”, u shpreh drejtori i ndërmmarrjes publike rrugët shtetërore Zoran Kitanov.
Sugarevski nënvizoi se në këtë periudhë të krizës së shkaktuar nga virusi Korona nuk është i njoftuar për raste të largimit nga puna të puntorëve të ndërtimtarisë.
FLORIE BELULI
