Botë

Origjina e Covid 19: Kina nuk pranon nisjen e hetimit; Covid 19: OBSh paralajmëron, mos i zbutni masat; Covid 19: 2 milion e 800 mijë të infektuar me Covid 19

25.04.2020 18:49

Kina ka refuzuar të pranojë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën...

Kina ka refuzuar të pranojë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e koronavirusit pasi që vlersojnë se thirrjet për një hetim të tillë janë të motivuara politikisht.

Sipas tyre një hetim i tillë i kishte penguar autoritetet kineze të luftojnë pandeminë Kovid-19.Teoritë e shumta të pakonfirmuara dhe dezinformatat në lidhje me shfaqjen e koronavirusit janë të ngjashme me “virusin politik”, i cili është më i rrezikshëm se Kovid-19.

Në ndërkohë presidenti amerikan Donalt Tramp ka deklaruar se ka qenë sarkazëm kur ka thënë se një dezinfektues në trupin e njeriut shëron vurusin Korona.Deklarata e tij zgjoi reagime të shumta në opinion, tek ekpertët dhe kompanitë.

“Në mënyrë sarkastike u bëra pyetje gazetarëve,për të parë se çfarë do të ndodhë.thonë se diçka zgjatë 3, 4 apo 6 orë por nëse është në diell dhe nëse shfrtyëzohen dezinfektues zhduket për më pak se 1 minutë.Isha sarkastikë kur e thashë atë”, theksoi presidenti amerikan Donalt Tramp.

Ndërkohë ,Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me sektorin privat në një nismë për përshpejtimin e gjetjes së vaksinës për virusin korona dhe për sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe një herë ka bërë thirrje në lidhje me lehtësimin e masave që janë duke bërë shumë shtete, e të cilat ishin ndërrmarë për të penguar përhapjen e virusit Korona.

OBSH ngre shqetësimin se një veprim i tillë mund të sjellë ringjallje të virusit, ndërkohë që shumë vende kanë nisur planet për të dalë nga karantina.Një numër i vendeve të tjera evropiane kanë njoftuar tashmë masa për të lehtësuar bllokimet e tyre, të cilat ishin vendosur për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Disa dyqane tashmë janë rihapur në Gjermani dhe shkollat gradualisht do të rihapen nga 4 maji, megjithëse kafenetë, restorantet, kinematë dhe vendet e muzikës do të mbeten të mbyllura.Lehtësimin e masave ka filluar edhe Belgjika.

Bizneset e para që do të hapen do të jenë dyqanet e rrobave në 4 maj,ndërsa shkollat do të rihapin nga 18 maj, por jo më shumë se 10 fëmijë do të lejohen në secilën klasë.

Deri më tani ,ka shkuar në mbi 2 milionë e 800 mijë numri i rasteve me COVID-19 ndërkohë që numri i viktimave ka kapur shifrën mbi 197 mijë.

Nga ana tjetër, sa u takon të shëruarve janë mbi 807 mijë persona që kanë fituar betejën me Covid-19.

FLORIE BELULI