Maqedoni

Mot me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite reshje të mundshme lokale shiu

26.04.2020 12:04

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të lehtë të ndryshueshme...

Nga orët e pasdites, kryesisht në lindje, do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurte.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 1 deri në 7, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale edhe me erë të lehtë të ndryshueshme.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave të rralla kryesisht në orët e pasdites dhe më shumë në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat e ditës do të jenë pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej disa gradë nën zero dhe më lartë./mia