Botë

Shqipëri, Covid-19 ia mori jetën një 60-vjeçari

26.04.2020 12:26

Në Shqipëri ka ndërruar jetë edhe një pacient i prekur nga Covid-19...

Bëhet fjalë për një person të moshës rreth 60-vjeç, pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 28, ndërsa numri i të prekurve arriti në 712. Vetëm dje u njoftua për 34 persona të infektuar, kryesisht në rajonin  e Krujës.

Ndërkohë, Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me virusin Korona, 20 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa 165 janë shëruar. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka konfirmuar të shtunën edhe 28 raste të reja me virusin Korona./mia