Separatistët jemenas shpallën autonomi
Grupi separatist jemenas Këshilli jugor i tranzicionit komunikoi se do të krijonte një administratë të pavarur...

Grupi separatist jemenas Këshilli jugor i tranzicionit komunikoi se do të krijonte një administratë të pavarur në rajonet që janë nën kontrollin e tij, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Sana paralajmëroi se do të ketë “pasoja katastrofike” pas një marrëveshjeje paqeje të arritur në nëntor të vitit të kaluar.
Marrëveshja parashikon që përfaqësues nga të gjitha rajonet e Jemenit jugor të bashkohen me qeverinë e re kombëtare dhe forcat e tyre t’i vendosin nën kontrollin e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Këshilli jugor i tranzicionit, i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, komunikoi se në qytetin Aden janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
Në Jemen tashmë disa vite zgjat lufta civile midis rebelëve huthi dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit Abdrabo Mansur Hadi.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë ndërhyrë në anën e Hadi që nga viti 2015, ndërsa huthët kanë mbështetjen e Iranit.
Jemeni është një nga shtetet më të varfra arabe, i cili përballet me krizën më të madhe humanitare të shkaktuar nga lufta./mia
