Botë

Në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga koronavirusi i ri

26.04.2020 14:03

Zëdhënësi i Komisionit kombëtar shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan...

Zëdhënësi i Komisionit kombëtar shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Kovid-19.

“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.

Në Vuhan janë regjistruar 46.452 raste të Kovid-19, që është 56 për qind nga numri i të infektuarve në Kinë. Në këtë qytet vdiqën 3.869 njerëz që është 84 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Kinë.

Deri tani në Kinë janë evidentuar 82.827 persona të infektuar me Kovid-19 ku 4.632 kanë vdekur derisa 77.394 janë shëruar./mia